Qershori i vitit 2026 ishte më i ngrohti i përjetuar ndonjëherë në Evropën Perëndimore

Qershori i vitit 2026 ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Evropën Perëndimore dhe i dyti më i nxehtë në nivel kontinental dhe global, sipas të dhënave të publikuara nga observatori evropian i klimës Copernicus.

Sipas raportit, temperatura mesatare në Evropën Perëndimore arriti në 20.74°C, rreth 3 gradë Celsius mbi mesataren e periudhës 1991–2020, duke thyer rekordin e vendosur vetëm një vit më parë, në qershorin e vitit 2025.

Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë në një realitet të prekshëm, me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme.

“Ndryshimi i klimës po kalon nga një problem i së ardhmes në një realitet që po përmbys jetën e përditshme,” deklaroi Samantha Burgess, përgjegjëse për çështjet strategjike në Qendrën Evropiane për Parashikime të Motit Afatmesëm (ECMWF), e cila administron programin Copernicus.

Ajo theksoi se Evropa po ngrohet shumë më shpejt se mesatarja globale, kryesisht për shkak të ndryshimeve në qarkullimin atmosferik.

Sipas Burgess, në vitet e ardhshme pritet një shtim i valëve të të nxehtit në kontinent.

“Do të shohim më shumë valë të nxehti në një botë më të ngrohtë. Ato do të jenë më intensive, do të zgjasin më shumë dhe do të prekin zona gjithnjë e më të gjera gjeografike,” tha ajo, duke bërë thirrje për arritjen sa më të shpejtë të neutralitetit të emetimeve neto të gazeve serrë.

Raporti i Copernicus tregon gjithashtu se temperatura mesatare globale në qershor 2026 ishte 1.39°C mbi nivelet e epokës para-industriale (1850–1900), duke konfirmuar vijimin e trendit të ngrohjes globale që po sjell pasoja gjithnjë e më të dukshme në mbarë botën.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top