Tsunami, një qen i racës border collie nga Venezuela, është nderuar me një statujë bronzi në qytetin Maracaibo, për punën e tij në kërkimin dhe gjetjen e njerëzve të mbijetuar pas tërmeteve.
Qeni shpëtimtar mori pjesë edhe vetë në ceremoninë e zbulimit të statujës në parkun Vereda del Lago, së bashku me kujdestarin e tij. Një moment që e bëri edhe më të veçantë nderimin për të.
Por kjo nuk ishte e vetmja mirënjohje për Tsunamin. Ai u nderua edhe me çmimin “Honor of Merit” të qytetit, si dhe me Medaljen e Trimërisë nga Departamenti i Zjarrfikësve të Maracaibos.
Gjatë karrierës së tij, Tsunami ka marrë pjesë në operacione për gjetjen e të mbijetuarve pas tërmeteve, në Venezuelë dhe jashtë saj. Tash, përveç kujtimeve nga misionet e shpëtimit, ai do të mbetet edhe në qytet përmes statujës së tij.
A rescue dog named Tsunami was honored with a bronze statue in Maracaibo, Venezuela, recognizing his work locating survivors after earthquakes at home and abroad.
The border collie attended the unveiling at Vereda del Lago Park alongside his handler. Tsunami also received the… pic.twitter.com/SwCnFMAzOi
— CBS News (@CBSNews) September 22, 2026