Qendrat e emigrantëve në Shqipëri/ Meloni mbledh nesër qeverinë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, në një deklaratë për shtyp nga Finlanda njoftoi se do të mbledhë nesër qeverinë për të zhvilluar një mbledhje e cila në fokus do të ketë qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin.

“Më duket se Gjykata e Kasacionit i ka dhënë të drejtë qeverisë. Është e drejta e qeverive të vendosin për vendet e sigurta, ndërsa gjyqtarët mund të ndërhyjnë vetëm në raste specifike dhe jo të kundërshtojnë rregullat në tërësi,” deklaroi Meloni. Në takim do të marrin pjesë ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi, zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani, si dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë italiane, shkruan Corriere della Sera.

“Kemi pasur disa probleme interpretimi të rregullave të reja, por po i tejkalojmë. Italia ishte vendi i parë që arriti një marrëveshje të tillë me një shtet jashtë BE-së. Ky është një model i ri për të trajtuar çështjet e emigracionit”, është shprehur Meloni më tej.

Kryeministrja italiane i dha këto deklarata në ditën e dytë të punimeve të Samitit Veri-Jug në Saariselkä në Finlandë. Ajo foli edhe për kërcënimin rus ku u shpreh se “duam të mbrojmë kufijtë e jashtëm dhe nuk do të lejojmë Rusinë apo organizatat kriminale të minojnë sigurinë tonë. Duhet të kuptojmë se kërcënimi është shumë më i madh nga sa imagjinojmë, ka të bëjë me demokracinë tonë, shfrytëzimin e emigracionit apo atë që po ndodh në Afrikë. Ne duhet të garantojmë sigurinë dhe nuk është vetëm kampi i luftës në Ukrainë, ne duhet të jemi të përgatitur”.

Në samitin në fshatin Lapland Finlandez morën pjesë Kaja Kallas (Përfaqësues i Lartë i Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë), Petteri Orpo (Kryeministri i Finlandës), Ulf Kristersson (Ministër i Shtetit i Suedisë) dhe Kyriakos Mītsotakīs (kryeministër i Greqia).

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top