Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha pyeti deputetët e Kuvendit, nëse janë gati që Rama t’i dorëzojë kompetencat zv.kryeministres Balluku. Në fjalën e tij në foltore, kjo pyetje e Berishës ka shkaktuar nota humori në seancë. Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi i ka tërhequr vëmendje Berishës për këtë veprim, duke thënë se nuk mund të shprehet me atë gjuhë në parlament.
“Berisha: A jeni gati ju që Ramaduro t’ia delegojë kompetencat Lubi Ballukut? Na u përgjigjni në këtë pyetje.
Peleshi: Jo me këtë gjuhë.
Berisha: Je njeri i Lubisë.”