Putin pas takimit me Trump: Vizita në Alaskë ishte e dobishme dhe në kohën e duhur

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë komentet e tij të para rreth takimit që mbajti me Trump në Alaskë. Pas kthimit në Rusi presidenti rus tha se diskutoi shkaqet e krizës në Ukrainë me homologun e tij amerikan. Vladimir Putin deklaroi se vizita e tij në Alaska ishte “e dobishme dhe në kohën e duhur”.

“Patëm mundësinë, të cilën e shfrytëzuam, për të folur për shkaqet që shkaktuan krizën. Është pikërisht eliminimi i këtyre shkaqeve të thella që duhet të formojnë bazën e zgjidhjes”, tha Putin. Udhëheqësi rus deklaroi gjithashtu se biseda që pati me Donald Trump ishte “e sinqertë dhe thelbësore”.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top