Putin e pranon më në fund se Rusia po përballet me probleme në luftën në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, duke folur për televizionin shtetëror rus të dielën, pranoi për herë të parë se sulmet ukrainase ndaj infrastrukturës energjetike po ndikojnë në furnizimin vendase me karburant.

Putin deklaroi se Moska do të përpiqet të lehtësojë mungesat duke rritur importet e karburantit, ndërsa dyfishon përpjekjet për të mbrojtur rafineritë nga sulmet me dronë ukrainas dhe për të rivendosur infrastrukturën e dëmtuar sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan The Guardian,

“Sigurisht, ato krijojnë probleme, kjo është e qartë”, tha Putin.

Sulmet tregojnë qëllimin e Ukrainës për të goditur objektiva strategjike shumë larg vijës së frontit, duke e detyruar Kremlinin të devijojë burimet për të mbrojtur infrastrukturën kritike, pasi përparimet e Rusisë në fushën e betejës janë ngadalësuar ndjeshëm.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top