Putin: Biden më propozoi shtyrjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO deri në 15 vite

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se homologu i tij amerikan Joe Biden i kishte propozuar atij në vitin 2021 që të shtyhej pranimi i Ukrainës në NATO me 10-15 vjet. Anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut ka qenë një kërkesë e kahershme e Kievit.

“Në vitin 2021, presidenti aktual Biden më propozoi pikërisht këtë: të shtyhej pranimi i Ukrainës në NATO për 10-15 vjet, sepse vendi nuk ishte ende gati. Unë u përgjigja logjikisht ‘po, (Ukraina) nuk është gati sot. Por ju do ta përgatisni atë që të jetë gati dhe do ta pranoni’” (si anëtar)”, tha Putin.

Kievi e paraqet anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut si të domosdoshëm për sigurinë e tij përballë Rusisë dhe kërkon një ftesë për t’u anëtarësuar sa më shpejt të jetë e mundur. Udhëheqja ukrainase, megjithatë, ka pranuar se pranimi i saj mund të vijë pas luftës me Rusinë, të shkaktuar nga pushtimi rus në shkurt 2022.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top