Puthja e turpshme me Hermoso: Fifa dënon për 3 vjet ish-presidentin e Federatës Spanjolle Rubiales

Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka ndaluar për tre vjet Luis Rubiales, ish-president i Federatës Spanjolle të Futbollit, nga të gjitha aktivitetet e futbollit. Vendimi, që erdhi mëngjesin e së hënës së 30 tetorit, është në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ish-numri një i futbollit iberik u bë protagonist i një skandali që shpërtheu në fund të finales së Kupës së Botës për femra të fituar nga Furitë e Kuqe. Në podium presidenti puthi në buzë futbollisten Jenni Hermoso dhe u akuzua për dhunë ndaj lojtares.

Një situatë që pati pasoja të rënda edhe në kombëtare, me shumë sportiste që dezertuan ndeshjet e ndryshme të planifikuara. Hermoso vetë u rikthye vetëm për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Italisë, e vendosur nga sulmuesja në finale.

Në përfundim të një hetimi të plotë për atë që ndodhi në fund të Botërorit, organizmi me qendër në Lozanë vendosi të ndërhyjë kundër Rubiales. Ai u konsiderua fajtor për shkeljen e nenit 13 të kodit disiplinor të FIFA-s dhe u pezullua fillimisht për 90 ditë. Drejtuesi spanjoll është informuar për vendimin dhe tani do të ketë dhjetë ditë për të kërkuar arsyet si dhe për të pasur mundësinë për të apeluar në Komisionin e Apelit të FIFA-s.

 

Në përgjigje të asaj që ndodhi, në një shënim, federata ndërkombëtare përsëriti “angazhimin absolut për të respektuar dhe mbrojtur integritetin e të gjithë njerëzve dhe për të garantuar respektimin e rregullave themelore të sjelljes dinjitoze”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top