Pushuesi nga Kosova mbytet në Velipojë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e “Plazhit të Vogël” në Velipojë, ku një pushues 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën gjatë kohës që po lahej në det.

Sipas të dhënave paraprake nga policia lokale, rreth orës 15:30, shtetasi nga Kosova me iniciale E. M., 82 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa ndodhej në ujë dhe për pasojë është mbytur.

Menjëherë pas sinjalizimit të ngjarjes, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje tragjike.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top