Punimet për “Lungomare 3”/ Shembet një tjetër objekt në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Një tjetër objekt pritet të shembet në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

Objekti është rrethuar nga forcat e policisë dhe është vendos shiriti i sigurisë ndërsa nga IKMT konfirmohet se prishja pritet te kryhet me mjetet e tyre dhe jo me shpërthim.

Ndërtesa ndodhet ne zonën e quajtur “Kalaja” aty ku vijohet puna për projektin e “Lungomare 3”.

Objekti që do të shembet është ndërtuar jashtë lejes së ndërtimit sipas IKMT.

Janë tre kate ende të papërfunduara dhe një shtesë pranë objektit ekzistues që do te prishen nga aksioni i IKMT në Vlorë.

Ky është objekti i dytë që ndërhyhet në Vlorë ndërsa vetëm pak ditë më parë një tjetër objekt u shemb në zonën e Radhimës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top