Punimet, ARRSH njofton devijimin e trafikut në Unazën e Durrësit

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se ditën e hënë, më 8 janar, do të bëhet devijimi i trafikut trugor në rrugën e Unazës në Durrës.

“Në vijim të punimeve që do të kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë, Terminali Publik i Transportit dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, do të bëhet devijimi i trafikut rrugor në rrugën e Unazës në Durrës; në zonën e mbikalimit do të ketë ngushtim të rrugës që do të shoqërohet me sinjalistikën përkatëse sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut. Punimet do të zgjasin 5 ditë, fillojnë ditën e hënë, datë 8.01.2024 – 12.01.2024.

Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut. Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje”, thuhet në njoftim.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top