Punësimi i detyruar pas diplomimit, vijon protesta e studentëve të Mjekësisë

Vijon prej një jave bojkoti i studentëve të mjekësisë. Ata kanë dalë sërish në protestë pasi kundërshtojnë vendimin e qeverisë që i detyron të punojnë për 5 vite pas përfundimit të studimeve. Studentët kanë thënë se po protestojnë për të drejtat e tyre. “Së bashku kundër ligjit”, është motoja e protestës së sotme.

Ky bojkot vjen pasi ata kundërshtojnë ligjin e ri, i cili i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve. Studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt do të punojnë tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit. Ndërkohë që alternativa tjetër që u paraqitet studentëve që janë aktualisht në sistem është pagesa e kostos së plotë të studimeve për vitet që u kanë mbetur. Ndërkohë nuk ka një vendim të institucioneve në lidhje me pagesën që do të duhet të shlyejnë studentët nëse nuk do ta firmosin marrëveshjen.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top