Kryeprokurori i Posaçëm, Klodian Braho, po raporton mëngjesin e kësaj të hëne para Këshillit të Lartë të Prokurorisë për raportin e vitit 2025 të SPAK, i cili tashmë është depozituar edhe në Kuvend.
Braho deklaroi se Prokuroria e Posaçme ka konsoliduar sipas tij, rolin kushtetues dhe ligjor si faktor kyç në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Sipas tij në vitin 2025 ka pasur një rritje e volumit hetimor dhe intensifikim të hetimeve financiare. Po ashtu ai thotë se ka pasur rezultate konkrete të ndjekjes penale të zyrtarëve të lartë dhe grupeve kriminale.
“Kemi përmbushur gjithashtu rekomandimet e rezolutave të Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit për 2025”, tha ai.
Kujtojmë se Klodian Braho u zgjodh në krye të SPAK 11 dhjetor të vitit që lamë pas duke zëvendësuar në këtë detyrë Altin Dumanin.