Publikohet fotografia e parë e Sean “Diddy” Combs nga burgu

Sean “Diddy” Combs është parë për herë të parë pas hekurave.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Të premten, më 31 tetor, producenti muzikor 55-vjeçar u fotografua në oborrin e  Fort Dix, në New Jersey, ku u transferua një ditë më parë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej 50 muajsh për akuza federale të lidhura me krime seksuale.

Fotografia, e publikuar fillimisht nga TMZ, e tregon Combs të veshur me një xhaketë blu të errët dhe një kapuç.

Burgu Fort Dix është një qendër me siguri të ulët, që ofron edhe Programin e Rehabilitimit nga Përdorimi i Substancave (RDAP).

Pikërisht për këtë arsye, ekipi ligjor i Combs kërkoi transferimin e tij nga Metropolitan Detention Center (MDC) në Brooklyn, ku më parë kishte organizuar një kurs gjashtëjavor të quajtur “Free Game with Diddy” për biznes dhe sipërmarrje.

Muajin e kaluar, Combs u dënua me 50 muaj burg, pasi u shpall fajtor për dy akuza të transportimit për prostitucion.

Ai u shpall i pafajshëm për trafikim njerëzish dhe shkelje të ligjit RICO, akuza që mund t’i kishin sjellë burgim të përjetshëm.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim prej 11 vitesh, duke e cilësuar artistin si “të pënduar”, ndërsa mbrojtja kërkoi që ai të mos merrte më shumë se 14 muaj.

Sipas Byrosë Federale të Burgjeve, Sean “Diddy” Combs pritet të lirohet më 8 maj 2028, megjithatë data mund të ndryshojë në varësi të sjelljes së mirë gjatë vuajtjes së dënimit.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top