Paris Saint-Germaini ka vendosur përfundimisht që të mos ia vazhdojë kontratën Lionel Messit pas udhëtimit të papritur dhe të pa paralajmëruar të tij në Arabinë Saudite.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!35 vjeçari e mori rrugën drejt Lindjes së Mesme vetëm pak orë pas humbjes shokuese 1:3 nga Lorienti të dielën.
Mendohej se kampioni i freskët e kishte marrë këtë rrugë si pjesë e punës dhe angazhimit të tij si ambasador i Arabisë Saudite, e cila synon ta organizojë Kupën e Botës 2030.
Mirëpo, kjo nuk ishte e vërtetë dhe shtatë herë fituesi i Topit të Artë si dënim nuk do të marrë rrogë për dy javë.
E mediumi francez “L’Equipe” raporton se ndaj Messit do të vazhdojnë dënimet.
Në fakt, gjiganti francez ka vendosur të mos ia vazhdojë kontratën yllit argjentinas.
PSG-ja e kishte në opsion shfrytëzimin e opsionit për vazhdimin e kontratës për vitin e tretë, por kampioni francez nuk do ta shfrytëzojë klauzolën.
Edhe pse thuhej se Messi e kishte marrë lejen nga drejtuesit e klubit për t’u larguar, duket se kjo nuk ka qenë e vërtetë.
Sidoqoftë, kjo duket se ishte goditja e fundit para largimit thuajse të sigurt të Messit nga Parisi.
Messi mund të rikthehet në Barcelonë, por i ka në opsion edhe klubin arab, Al-Hilal dhe atë amerikan, Inter Miam.