PSG zbulon datën e prezantimit zyrtar të Luis Enrique: akordi rrezikoi dështimin për një detaj

Paris Saint Germain ka arritur më në fund një marrëveshje me Christophe Galtier për zgjidhjen konsensuale të kontratës. Lajmi ishte në ajër prej disa kohësh, por hetimi mbi trajnerin e akuzuar për komente raciste dhe diskriminuese, kishte ngadalësuar negociatat. Tani parisienët mund të shpallin trajnerin e ri, dhe siç zbulohet nga L’Equipe, ta prezantojnë zyrtarisht para shtypit. Nuk ka dyshim për emrin: trajneri i ri i PSG do të jetë Luis Enrique.

E përditshmja sportive, gjithmonë e mirëinformuar mbi kryeqytetasit, zbuloi se klubi po organizon me nxitim prezantimin zyrtar të trajnerit spanjoll. Luis Enrique do të mbledhë trashëgiminë sigurisht jo shumë të rëndë që i ka lënë Galtier. Takimi është për nesër (e mërkurë 5 korrik) në orën 14, në qendrën e re sportive parisiene në Poissy. Bashkë me ish-trajnerin e Barcelonës, Romës dhe kombëtares spanjolle, ndër të tjera duhet të jetë prezent edhe pronari Nasser Al-Khelaifi.

 

KËRKESA QË RREZIKOI AKORDIN
Marrëveshja mes PSG dhe Luis Enrique (spanjolli ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare) rrezikoi të prishej në orët e fundit. Shkak ishte përpjekja e drejtorit sportiv parisien Luis Campos për t’i “imponuar” trajnerit të ri Joao Sacramento si zëvendës. Një imponim që e ka acaruar spanjollin, sipas shtypit francez mjaft i vendosur në këtë drejtim. Megjithatë, pengesa është kapërcyer dhe për dy vitet e ardhshme 53-vjeçari nga Gijon do të ulet në pankinën e kampionëve francezë. Spanjolli do të bëjë një tjetër përpjekje për të sjellë Champions nën Kullën Eiffel.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top