PSG si City: ngjashmëritë e shumta mes finales së ardhshme dhe asaj të vitit 2023

Dikush mund ta marrë si një ogur të keq, dikush tjetër, përkundrazi, mund të mendojë se është e vështirë që historia të përsëritet në të njëjtën mënyrë. Por është e pamundur të mos vëresh sa shumë i ngjan finalja e Champions League në Mynih, më 31 maj kundër PSG, asaj të fundit të zhvilluar nga Interi, vetëm dy vite më parë, kundër Manchester City.

Së pari, të dyja skuadrat janë në pronësi arabe, me lidhje familjare të ndryshme mes bordit francez dhe atij anglez. Të dyja, përpara se të përballeshin me zikaltërit, kishin luajtur vetëm një finale të Ligës së Kampionëve në gjithë historinë e tyre dhe të dyja, me një vit diferencë (2020 dhe 2021), ishin mposhtur në aktin përfundimtar të Kupës më të rëndësishme me rezultatin 1-0.

Pastaj nuk mund të mos mendosh për ngjashmëritë e tjera, ato teknike. City dhe PSG drejtohen nga dy interpretuesit më të mirë të futbollit të pozicionimit në stilin e Barcelonës (pikërisht skuadra që u eliminua nga Interi në gjysmëfinale), duke fituar nga një tripletë secili në drejtimin e katalanasve.

Tripletë që Guardiola e përsëriti në Manchester pikërisht duke mposhtur Interin, i njëjti rezultat që mund ta arrijë Luis Enrique te PSG nëse arrin të mposhtë Rennes në finalen e Kupës së Francës dhe zikaltërit në Mynih. Idetë bazë janë të ngjashme, me ndryshimet logjike të lidhura me karakteristikat e individëve dhe parime që në disa hollësi dallojnë. Pikët e përbashkëta, pra, janë të shumta, por nuk është aspak e thënë që historia duhet të përsëritet për disa përkimësi. Përkundrazi…

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top