PSG shpallet kampion i Francës, fiton zyrtarisht titullin e 12-të

Paris Saint-Germain është zyrtarisht kampion i Francës. Parizienët festuan titullin e tretë radhazi dhe të 12 në histori.

Pas humbjes 3-2 të Monaco-s në transfertën e Lyon-it, PSG-ja është matematikisht kampion i Ligue 1 për sezonin 2023-2024.

Titulli i parë për Luis Enrique-n në Francë, me spanjollin që u rikthye te një titull pas sezonit 2015-2016 kur triumfonte në La Liga me Barcelonën.

Në 12 vite, prej 2012-ës, ky ishte titulli i dhjetë për Paris Saint-Germain që nuk ka triumfuar në vetëm dy sezone 2016-2017 (Monaco) dhe 2020-2021 (Lille).

Ky ishte trofeu i dytë sezonal për parizienët, pas Superkupës së fituar në fillim të këtij viti ndaj Toulouse, teksa PSG është në lojë edhe për dy trofe të tjerë, me finalen e Kupës ndaj Lyonit dhe Champions League.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top