PSG në ciklonin e kritikave, edhe Mbappé në shënjestër: “Është vetëm një lider i festave”

Humbja e rëndë 4-1 e pësuar në Newcastle, që ndërlikon ecurinë në Champions League, ka bërë që stuhia të shpërthejë rreth PSG-së. Figura e shëmtuar ndaj Magpies nuk u pëlqeu aspak tifozëve dhe shtypit francez. E tashmë në bankën e të akuzuarve përfundoi edhe Kylian Mbappé, i cilësuar si “lideri i festave parisiene”.

SULMI I EDITORIALISTIT TË RMC SPORT
“Më kujtohet viti i kaluar fraza e tij e famshme kundër Neymar: ‘Duhet të hamë mirë dhe të flemë mirë’. Ai bëri një përgatitje të tmerrshme pas kaosit që krijoi, pastaj duhej të kishte punuar shumë – sulmoi Daniel Riolo, editorialist i RMC Sport -. Po bëhet lideri i mbrëmjeve më të shthurura në Paris. Është më shumë se një problem. Duke pasur parasysh festat që Mbappé organizon dhe reputacionin që po ndërton në të gjithë Parisin, me të gjithë njerëzit që flasin për të, ai duhet të jetë shumë i kujdesshëm ndaj gjërave që mund t’i ndodhin në të ardhmen e afërt”.

 

Së bashku me Mbappé, edhe trajneri Luis Enrique përfundoi në qendër të kritikës, i sulmuar ashpër se kishte vendosur një formacion ultrasulmues 4-2-4, por pa asnjë ekuilibër. “Unë jam përgjegjësi kryesor për rezultatin. Përgjegjësi i parë dhe i fundit. Nuk kishte asnjë problem me qëndrimin e lojtarëve të mi – deklaroi trajneri spanjoll pas debaklit në tokën angleze -. Rezultati është i drejtë, por shifrat të ekzagjetuara. Jam i kënaqur me atë që bënë lojtarët përveç tridhjetë metrave të fundit. Ata bënë atë që prisja prej tyre”.

MEA CULPA E ENRIQUE
Rivali i radhës i PSG në Champions League është Milan, ende pa gol dhe pa fitore pas dy ndeshjesh. Për djemtë e teknikut Pioli udhëtimi në Paris është një lloj shansi i fundit, por tani edhe Mbappé dhe shokët e tij nuk mund të lejojnë më gabime. “Kemi luajtur dy ndeshje, jemi të dytët. Grupi është interesant – shtoi Luis Enrique -. Përgëzoj Newcastle që padyshim e meritoi fitoren, por e përsëris, rezultati është pak i tepruar dhe nuk pasqyron diferencën mes dy skuadrave. Duhet të përmirësohen disa gjëra për të ardhmen”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top