PSG, Luis Enrique ftoi lojtarët për darkë në “Shtëpinë e Havjarit” por vetë nuk shkoi

Restoranti “Prunier”, i vendosur pranë Arc de Triomphe, është një lokal historik parisien, elegant dhe i famshëm për degustimet e havjarit, pjatat me fruta deti dhe specialitetet e rafinuara në një ambient Art Déco që e bën unik. Pikërisht aty, në Avenue Victor Hugo, Luis Enrique kishte ftuar mbrëmë lojtarët e Paris Saint-Germain, të cilët falë barazimit në “Allianz Arena” ndaj Bayern Munich siguruan finalen e Champions League kundër Arsenal.

Trajneri spanjoll deshi t’i mblidhte të gjithë në atë darkë edhe për një arsye tjetër: sot feston 56-vjetorin e lindjes dhe kishte zgjedhur një vend ekskluziv për të pritur skuadrën. Ishin të gjithë… përveç tij, festuesit kryesor. Pikërisht kështu, Luis Enrique nuk u paraqit fare.

Pse Luis Enrique nuk shkoi në darkën që u ofroi lojtarëve

Nuk bëhej fjalë për një surprizë të pakëndshme, sepse qëllimi i tij ishte i qartë: t’u dhuronte futbollistëve një moment relaksi për të forcuar edhe më shumë grupin që kishte merituar atë “shpërblim” të vogël personal për punën, sakrificën dhe rezultatet e arritura. Luis Enrique donte t’i bashkonte lojtarët në një ambient ndryshe nga qendra stërvitore, në një atmosferë të këndshme dhe alternative nga rutina e përditshme me stërvitje intensive, analiza taktike dhe përgatitje ndeshjesh (si kurthi gjenial ku ranë Olise dhe Bayern Munich).

Menuja luksoze e “Shtëpisë së Havjarit”: deri në 5 mijë euro për një degustim

Cilësia e restorantit “Prunier” është shumë e lartë: “Shtëpia e Havjarit” ofron një menu ekskluzive me çmime tepër të larta që pasqyrojnë prestigjin e vendit, përfshirë pjata ikonike si veza “Christian Dior”. Yves Saint-Laurent, Francis Scott Fitzgerald dhe Ernest Hemingway janë vetëm disa nga figurat e njohura që ndër vite e kanë kthyer atë restorant në një ndalesë të preferuar gjatë qëndrimeve të tyre në Paris.

Prunier

Sa i përket faturës, të ulesh në tavolinë aty nuk është për të gjithë. Ekziston një nivel i lartë çmimesh, por edhe një kategori super luksoze: deri në 5 mijë euro vetëm për 250 gramë havjar premium, pa llogaritur pjesën tjetër të darkës mes shampanjës dhe specialiteteve të rafinuara.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top