PSG, Kvaratskhelia për të zëvendësuar Mbappe: “Oferta është, tani gjithçka varet nga AdL”

E ardhmja e Khvicha Kvaratskhelia në Napoli është ende për t’u vendosur. Në pritje të sigurisë se kush do të drejtojë skuadrën sezonin e ardhshëm dhe indikacionet e tij në lidhje me lëvizjet e ardhshme në merkato, menaxheri i gjeorgjianit ka dalë hapur, duke zbuluar vëmendjen konkrete të një klubi të rëndësishëm për klientin e tij. “Interesi i një klubi nga Arabia Saudite për Kvaratskhelia nuk është i vërtetë – deklaroi Mamuka Jugeli për edicionin gjeorgjian të La Gazzetta dello Sport –. Në vend të kësaj ka interes dhe një ofertë nga PSG, gjithçka varet nga vendimi i Napolit dhe presidentit të saj”.

Fjalë që nuk kaluan aspak pa u vënë re në Castelvolturno, veçanërisht në një moment kaq delikat si ky me Manna që po përballet me detajet e fundit të negociatave për të bindur Antonio Conte të pranojë sfidën italiane. Tratativë që nuk mund të mos marrë në konsideratë skuadrën me të cilën do të duhet të punojë ish-trajneri i kombëtares, e kështu edhe mundësinë e largimit të mundshëm të Kvaratskhelia, përvec asaj të Osimhen. Dy shitje shumë të rëndësishme, të cilat do të zbraznin repartin e sulmit dhe do ta detyronin klubin të kërkonte përforcime të reja të nivelit të lartë në merkato.

I lindur në vitin 2001, anësori ofensiv gjeorgjian aktualisht është i lidhur me Napolin me një kontratë të gjatë deri në vitin 2027. Por lëvizja e PSG mund të ndryshojë shpejt situatën dhe kartat në tavolinë. Shumë, nëse jo gjithçka, do të varet nga shifra e ofertës parisiene (flitet për rreth 100 milionë euro) dhe nga gatishmëria e De Laurentiis për të privuar veten nga një tjetër prej xhevahirëve të tij pas një sezoni shumë zhgënjyes.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top