PSG, katastrofë europiane e revolucion në horizont: Galtier dridhet, dyshimet e Messi e Mbappé

“Parisi pa gjeni”. Kështu, Equipe përcakton PSG-në, e eliminuar nga Champions League në 1/8 për të dytin vit radhazi dhe për të pestën herë në shtatë vitet e fundit. Yjet nuk mjaftojnë. Në të vërtetë, yjet u hijëzuan. Neymar është jashtë i dëmtuar, por as Messi dhe as Mbappé nuk po e bëjnë të ndihet praninë e tyre në fushë. E tani e ardhmja e të gjithëve është në pikëpyetje. Ajo e trajnerit Galtier, por edhe e asit argjentinas, kontrata e të cilit skadon në qershor. Bashkë me ta edhe e sulmuesit francez, i cili insinuon dyshime pas ndeshjes: “E vetmja gjë që ka rëndësi për mua këtë sezon është fitorja e Ligue 1 dhe më pas do të shoh”.

Makthi i Ligës së Kampionëve për PSG. Nuk ka përmbysje në Gjermani pas humbjes në shtëpi. Lamtumira në kompeticion ka ardhur në 1/8, siç ndodhi vitin e kaluar, kur ishte Real Madrid ai që dërgoi francezët në shtëpi. Është falimentim i pastër. Pankina e Galtier është më e lëkundur se kurrë, aq sa presidenti Nasser Al-Khelaifi – shkruajnë në Francë – ka caktuar një takim me të gjithë drejtuesit për të analizuar situatën. Aty ndoshta mund të vendoset edhe për shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit.

TRAJNERI I RI E DILEMAT E YJEVE…
E në pole position për ta zëvendësuar është Thomas Tuchel, i shkarkuar në prag të Krishtlindjeve 2020. Me gjermanin PSG fitoi dy Ligue 1 dhe luajti në një finale të Ligës së Kampionëve të humbur kundër Bayern Munich. Në dyshim edhe qendrimi i Messi. Takimi i fundit mes babait-menaxher dhe drejtuesve parisien nuk solli asnjë përparim në negociata dhe rinovimi mbetet pezull. Për L’Equipe, ajo në Bavari mund të ishte e fundit në Champions League për argjentinasin me fanellën e PSG. Ndërsa Mbappé reflekton: “Do të shohim”.

Video/ Lukaku e Pellegrini i japin frymëmarrje Romës: Frosinone asnjëherë e rrezikshme

Sarri hedh poshtë punën e Igli Tares, ngel në “klasë” blerjet e reja: deklaratat e tij po bëjnë bujë

Koopmeiners gabon një hap nga porta, Szczesny shpëton Juventus: Allegri -4 nga milanezet (Video)

Video/ Sylvinho i lumtur, Uzuni futet si zëvendësues dhe shënon një super gol: beratasi i jep pikën Granadas

Video/ Partizani fundoset në Korçë nga një penallti: Skënderbeu fiton me një goditje në portë

Përplasje frontale mes Sevilla e Barcelonës: “Ndërpresim marrëdhëniet, fyerje e papranueshme”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top