Pse shpërtheu Meta kundër prokurorëve në sallën e gjyqit

Ilir Meta ka kërcënuar prokurorët e SPAK që u paraqitën në sallën e gjyqit me dosjen ku kanë ngritur disa akuza kundër tij. Raportohet se Meta i është drejtuar Altin Dumanit me fjalët “qen” dhe “dumduman”. Në një moment ka kapur veshin dhe i ka thënë “Këtu e kam, mbaje mend çfarë kam për të të punuar”. Por në një moment tjetër, Meta ka reaguar duke i kundërshtuar prokurorët, më saktë Arben Krajën, i cili në nisje të seancës ka raportuar tek gjyqtari Erjon Çela dhe ka deklaruar se, arrestimi i Ilir Metës është kryer pa incidente.

Kjo fjali ka sjellë edhe reagimin e ish-presidentit.

Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje rreth procesit që u zhvillua me dyer të mbyllura.

“Procesi ka nisur me dyer të mbyllura dhe me normalitet në orën 09:30. Sipas burimeve shumë të sigurta, pasi gjyqtari ka bërë apelin dhe ka kryer verifikimin e kushteve, të dyshuarve. Kraja sipas burimeve ka nisur të lexojë kushtet e SPAK. Në momentin që Kraja ka treguar, sipas burimeve shumë të sigurta i ka thënë Çelës që arrestimi është kryer pa incident. Në këtë moment Meta shpërtheu dhe tha se arrestimi i tij nuk ndodhi pa incidente.

Sipas burimeve shumë të sigurta, më tej Meta ka thënë që arrestimi i tij është bërë me urdhër të Edi Ramës dhe të narko shtetit” ka raportuar gazetarja për TCh.

Arrestimi i Ilir Metës u krye tek Kthesa e Kamzës, pasi mjeti i tij u rrethua nga një grup policësh me maska dhe ku nuk kishte asnjë makinë policie. Më shumë se një arrestim, dukej një rrëmbim. Ndaj kur prokurorët kanë thënë se nuk ka pasur asnjë problem, Meta ka reaguar.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top