Pse Olise mbërriti me fytyrën plotësisht të mbuluar për Bayern-PSG: nuk i bëri punë

Bayern Munich luante gjithçka në këtë mbrëmje ndaj PSG në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League. Pas 5-4 të ndeshjes së parë, të gjithë sytë dhe vëmendja e botës ishin te kjo sfidë nga e cila pritej shumë, por në fund vulosi kualifikimin e francezëve pas 1-1 në kthim. Projektorët ishin të fokusuar sidomos te yjet, veçanërisht në shtëpinë e Bayern, si Michael Olise. Francezi 24-vjeçar ishte zbulimi i vërtetë i këtij sezoni pasi shpërtheu plotësisht nën drejtimin e Vincent Kompany. Plot 21 gola dhe 30 asistime këtë sezon deri tani për të. Shifra mbresëlënëse për një lojtar që, përveç cilësive të padiskutueshme futbollistike, po dallohet edhe për një karakter mjaft të veçantë.

Olise këtë mbrëmje u paraqit në tunelin e dhomave të zhveshjes të Allianz Arena plotësisht i maskuar. As sytë dhe as hunda nuk i dukeshin. Lojtari kishte një jakë shumë të lartë dhe kapelen të ulur deri mbi sy. Praktikisht i panjohshëm. Por pse? Të mbulojë fytyrën për të duket se është bërë pothuajse një mënyrë për t’u izoluar. Në një botë futbolli të mbushur me kamera që nga tuneli, Olise përdor shallin e qafës si mburojë. Kjo i lejon të qëndrojë i fokusuar vetëm te ndeshja, duke shmangur kontaktin e vazhdueshëm vizual me mediat. Sidoqoftë, nuk i shërbeu shumë, duke qenë se Nuno Mendes ia bëri jetën të vështirë.

Por nuk është hera e parë që ndodh. Edhe në raste të tjera lojtari ishte filmuar me fytyrën pothuajse të mbuluar plotësisht, por jo në këto nivele si këtë mbrëmje. Në bazë të kësaj duket se Michael i ri i urren temperaturat e ulëta. Edhe kur shokët stërviten me mëngë të shkurtra, ai tenton të mbulohet sa më shumë për të ruajtur ngrohtësinë trupore. Gjë që nuk është e nevojshme në maj dhe për këtë arsye pamja misterioze e kësaj mbrëmjeje lidhet me personalitetin e tij të rezervuar dhe me një lloj përqendrimi që e ka karakterizuar edhe më parë.

Rasti i mëparshëm i Olise që nuk festoi titullin kampion
Gjatë festimeve për fitimin matematikor të kampionatit nga Bayern Munich, Olise ishte i vetmi lojtar që nuk mori pjesë në festën në fushë me shokët e skuadrës. Në fakt ai nuk donte të humbiste përqendrimin për objektivat e tjerë sezonalë që ende duhen arritur, duke i dhënë peshën e duhur këtij suksesi. Në lojë për të dhe Bayern është Champions League dhe ndoshta edhe për këtë arsye, duke parë si përfundoi ndeshja e parë ndaj PSG, këtë mbrëmje do të duhet përqendrim total që nga tuneli i zhveshtoreve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top