Pse Mourinho u soll si i çmendur me Okan Buruk? Një video tregon çfarë ndodhi më parë

Gjesti i shëmtuar i José Mourinho ndaj Okan Buruk, në përfundim të ndeshjes Fenerbahçe-Galatasaray, bëri xhiron e botës. Trajneri portugez e kapi për hunde teknikun kundërshtar, i cili më pas u rrëzua në tokë duke u ankuar për dhimbje. Kjo situatë ndezi edhe më shumë gjakrat mes dy skuadrave, të cilat u përplasën përsëri në një përleshje masive. Së fundmi, ka dalë një video me një këndvështrim tjetër, i cili tregon se përse Mourinho e humbi kontrollin dhe çfarë e ndezi zemërimin e tij.

Mourinho ankohet te arbitrat, më pas shfaqet Okan Buruk
Në pamjet e publikuara, shihet trajneri i Fenerbahçes duke diskutuar ashpër me arbitrat, duke shprehur pakënaqësinë e tij pas humbjes në çerekfinalet e Kupës së Turqisë. Pikërisht në atë moment, Okan Buruk kalon pas Mourinhos, pothuajse duke e injoruar dhe duke përshëndetur gjyqtarët. Ndërsa kthehet drejt lojtarëve të tij, trajneri i Galatasarayt feston me grushtin lart, gjë që duket se e acaroi Mourinhon, i cili i tha diçka në përgjigje të kësaj skene.

Reagimi absurd i portugezit: e kap për hunde Buruk
Teksa Mourinho nis të afrohet, Okan Buruk vazhdon të festojë dhe madje i kthen shikimin kundërshtarit duke i folur. Në atë moment, “Special One” përshpejton hapat dhe e kap Burukun për hunde nga pas, me trajnerin e Galatasarayt që bie në tokë në mënyrë teatrale duke bërtitur nga dhimbja. Ish-trajneri i Interit dhe Romës largohet nga fusha i shoqëruar nga një anëtar i stafit të tij, ndërsa lojtarët e Galatasarayt ndihmojnë Burukun, i cili u ngrit menjëherë pa pasoja serioze nga incidenti. Në fund, Mourinho duket se ka dashur të hakmerret për fjalët dhe festimin e Burukut, duke u ndikuar nga adrenalina e një ndeshjeje shumë të tensionuar.

Çfarë tha Okan Buruk?
Sipas disa raportimeve, Mourinho më pas pati një tjetër përballje të tensionuar me portierin kundërshtar, Fernando Muslera, larg kamerave. Tani tekniku portugez rrezikon një pezullim të gjatë, duke marrë parasysh edhe historikun e tij me incidente të ngjashme. Kujtojmë se në vitin 2011, ai u pezullua për dy ndeshje pasi i futi gishtin në sy ndihmës-trajnerit të Barcelonës, të ndjerit Tito Vilanova.

Si e komentoi ngjarjen Okan Buruk? Ai zgjodhi të mos e ushqejë më tej polemikën: “Mourinho më erdhi nga pas dhe më shtrëngoi hundën. Natyrisht, nuk ishte një sjellje elegante. Nuk dua ta ekzagjeroj, por nuk ishte një gjest me stil. Do të kishte qenë më e përshtatshme të shtrëngonim duart para dhe pas ndeshjes. Nuk ishte një veprim i bukur.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top