Pse Luis Enrique e pa stërvitjen e PSG nga një vinç, 10 ditë para finales me Inter

PSG mbylli kampionatin më 17 maj me një fitore 3-1 ndaj Auxerre. Një sukses për skuadrën e Luis Enrique, e cila që në fillim të javës nisi përgatitjet për finalen e Ligës së Kampionëve më 31 maj kundër Inter. Një sfidë historike për PSG, që rikthehet në këtë takim pas 5 vitesh, që prej humbjes në finalen e vitit 2020 ndaj Bayernit. Ndërkohë Inter arrin në finale vetëm dy vite pas asaj të vitit 2023, të humbur ndaj Manchester City dhe golit vendimtar të Rodrit.

Luis Enrique nuk dëshiron të lërë asgjë rastësie dhe për këtë arsye po zhvillon me skuadrën disa seanca taktike. Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga Le Parisien dhe që është bërë menjëherë virale, shihet trajneri i PSG duke vëzhguar stërvitjen e skuadrës së tij nga një vinç. Pajisja është ngritur nga toka rreth 5 ose 6 metra. Nuk është hera e parë që ndodh: Luis Enrique e ka kërkuar vetë instalimin e këtij vinçi për të parë më mirë lëvizjet në fushë të lojtarëve, por edhe për një arsye tjetër shumë të veçantë.

Trajneri i PSG, në këtë mënyrë, eliminon seancën klasike me video që zakonisht bëhet për të analizuar lëvizjet e bëra gjatë ndeshjeve apo stërvitjeve. Një mënyrë për të kursyer kohë dhe për të punuar drejtpërdrejt në fushë. Gabimi korrigjohet menjëherë dhe më pas përmirësohet. Ky është koncepti i Luis Enrique, që ndodhet mbi vinç bashkë me ndihmësin e tij, Joaquin Valdés. Ai është një nga njerëzit kyç të stafit të Enrique, jo vetëm në Paris: është në krah të tij që nga debutimi i trajnerit me ekipin B të Barcelonës në vitin 2008.

Arsyeja e vinçit, e shpjeguar nga vetë Luis Enrique
Kur mbërriti në klubin e kryeqytetit në verën e vitit 2023, Luis Enrique kërkoi menjëherë instalimin e kësaj pajisjeje për të monitoruar nga lart ushtrimet taktike që kërkon nga lojtarët e tij. “Më pëlqen ta shoh pjesën taktike të stërvitjes nga një pozicion më i lartë,” kishte shpjeguar trajneri në vitin 2023. “Më parë kisha një lloj skelë. Këtu, klubi instaloi për ne një lloj ashensori të vogël dhe të mrekullueshëm, që më ndryshon plotësisht këndvështrimin dhe më lejon t’u drejtohem lojtarëve në momentin e duhur. Nuk kam nevojë të pres videon.”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top