Pse Hamasi liroi 2 amerikane që mbante peng

Dy pengje amerikano-izraelite, Yehudit Tai dhe Natali Shoshana Raanan, të cilat mbaheshin nga Hamasi që nga e shtuna e 7 tetorit, iu dorëzuan Kryqit të Kuq. Zyra e kryeministrit izraelit njoftoi se ato mbërritën në Izrael të premten vonë.

Ato u liruan për “arsye humanitare”, tha një burim brenda negociatave për mediat izraelite. Nënë e bijë u pritën në kufi nga Koordinatori për Robërit dhe të Zhdukurit, Gal Hirsch së bashku me Forcat e Mbrojtjes së Izarelit. Më pas ata morën rrugën për në një pikë takimi në një bazë ushtarake në Izraelin qendror, ku i prisnin familjarët e tyre.

“Në përgjigje ndaj përpjekjeve të Katarit, Brigadat Al-Qassam liruan dy shtetas amerikanë (një nënë dhe vajzën e saj) për arsye humanitare dhe për t’i provuar popullit amerikan dhe botës se pretendimet e bëra nga Biden dhe administrata e tij fashiste janë të rreme dhe të pabaza ” – shkroi Hamasi. Një burim izraelit i tha KAN News se lirimi i robërve synon t’i bëjë presion Izraelit që të vonojë hyrjen tokësore në Gaza.

Natalie, 17 vjeç sapo ka mbaruar shkollën e mesme. Ajo po kalonte një vit në Izrael. Judith është një artiste dhe vullnetare në disa spitale në zonën e Çikagos. Ata ishin në Izrael së bashku për të festuar ditëlindjen e 85-të të nënës së Judith. Hamasi dhe Xhihadi Islamik kanë më shumë se 200 robër të tjerë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top