Barcelona mposhti Espanyol dhe siguroi matematikisht titullin e 28-të në La Liga me dy ndeshje përpara fundit. Reagimi i trajnerit, Hansi Flick, i befasoi të gjithë, dukej i çuditshëm dhe i pashpjegueshëm. Ai iu afrua lojtarëve që po festonin dhe, me një ton të vendosur, duke shoqëruar fjalët me gjeste të qarta, i ftoi t’i jepnin fund festës, të largoheshin nga fusha dhe të ktheheshin sa më parë në dhomat e zhveshjes. Nuk donte që ata të qëndronin më aty, ishte i shqetësuar edhe për atë që kishte ndodhur jashtë stadiumit (kur një makinë ishte përplasur me një grup tifozësh) dhe, edhe më shumë, për ngjarjet e dy viteve më parë.
Shqetësimi i Flick për atë që ndodhi para 2 vitesh
Edhe atëherë blaugranët ishin të euforikë sepse ishin shpallur kampionë të Spanjës në derbi dhe në transfertë, por dehja e atyre momenteve u ndërpre nga pushtimi i fushës nga tifozët kundërshtarë. Disa prej tyre nuk u kufizuan vetëm në hyrjen në fushë, por ndoqën lojtarët përgjatë tunelit, përpara se të shpërthente një përplasje e ashpër verbale dhe të ndërhynin forcat e rendit. Ja pse trajneri u tregua kaq i vendosur, siç e pranoi për Movistar+: “E di mirë se çfarë ndodh pas asaj që ndodhi dy vite më parë dhe donim të largoheshim nga fusha dhe të festonim brenda”.
Flick getting angry at the players for celebrating on Espanyol's turf
— Xabhi (@FCB_Xabhi) May 15, 2025
Ai e kuptoi se situata mund të dilte jashtë kontrollit: Yamal ishte një nga të paktët, ndoshta i vetmi, që kuptoi menjëherë urdhrin e trajnerit. Të tjerët e bënë këtë, por me vështirësi, thuajse me detyrim. Asgjë, megjithatë, nuk duhej të njolloste përfundimin e një sezoni entuziast, që mund të ishte i jashtëzakonshëm po të mos ishte për zhgënjimin në Champions ndaj Interit. “Skudeto”, Superkupa e Spanjës dhe Kupa e Mbretit janë në vitrinë: një treshe që mund të ishte katërshe… do të provojë sërish herën tjetër.
FC Barcelona is zojuist kampioen geworden in het stadion van Espanyol. De spelers van Barcelona waren van plan om een feestje te vieren, maar de supporters van de thuisclub dachten hier anders over.. #EspanyolBarca pic.twitter.com/hdWDAcEI0l
— Voetbal Ultras (@VoetbalUltras) May 14, 2023
Shpërthimi i ujit, Yamal e Lopez mes përplasjeve e gjesteve fyese
Nga ana tjetër, ajo që kishte parë nuk i kishte pëlqyer aspak. Ndjesia se situata mund të përkeqësohej u shtua edhe për shkak të “shpërthimit të ujit” nga Espanyol (në fund të ndeshjes u aktivizuan menjëherë spërkatësit e fushës për të penguar qëndrimin e blaugranave mbi bar) si dhe për shkak të tensionit që u rrit nga përplasjet në të cilat u përfshinë disa lojtarë. Lamine Yamal ishte tashmë në një “luftë fjalësh” me trajnerin kundërshtar. Dhe Fermin Lopez reagoi ndaj koreve dhe provokimeve, duke bërë një gjest të pahijshëm ndaj publikut.
Espanyol turned on their sprinklers to prevent their rivals and Champions Barcelona from celebrating their league win pic.twitter.com/mKSBSfmhhg
— george (@StokeyyG2) May 15, 2025