Pse amerikanët kërkojnë një mandat të dytë për prokurorët e SPAK

Në ceremoninë e sotme për kremtimin e 5 vjetorit të SPAK, kishte mbërritur enkas nga Uashingtoni edhe zv/sekretari amerikan i shtetit, Alexander Kasanof, i cili ka kërkuar një ndryshim kushtetues për të zgjatur mandatin e prokurorëve të posaçëm.

Pasi lavdëroi punën e tyre për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, një formulë standarte e përsëritur parreshtur nga ndërkombëtarët, pasi nuk humbi rastin për të vlerësuar kryeministrin Rama, reformat e të cilit “kanë prodhuar përparim”, diplomati i administratës demokrate në ikje, tha shprehimisht: “për t’u siguruar se SPAK-u do të vijojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ne besojmë se prokurorët e SPAK duhet të lejohen të kandidojnë sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual. Dështimi për të realizuar këtë rrezikon të dështojë përpjekjen e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ajo rrezikon humbjen e profesionistëve tuaj më me përvojë dhe njohurive të tyre profesionale”.

Në fakt, teza e hedhur nga Alexander Kasanof, nuk është e re. Prej muajsh shefi i prokurorisë speciale Altin Dumani ka kërkuar të njëjtën gjë, duke predikuar përpara deputetëve se kolegëve të tij i duhej edhe një mandat i dytë. Në maj 2024 Dumani e kishte argumentuar me nevojën për vazhdimësinë e rezultateve, hetimit të çështjeve dhe një garanci për standardet e institucionit dhe jo si një shqetësim për karrierën e tyre. “Kudo që ka mandat nuk ka liri, qëndrueshmëri në rezultate” u tha ai atëherë deputetëve duke këmbëngulur se nuk ka kuptim që “një prokurori që është në mes të një hetimi të rëndësishëm t’i ndërpritet puna në mes me mbarimin e mandatit”, gjë që sipas tij do të ndikonte edhe në efektivitetin e punës së vetë strukturës.

Por pavarësisht nga argumentat e Alexander Kasanof dhe Altin Dumanit, ka një gjë që qëndron mbi ta. Ajo është Kushtetuta e Shqipërisë. Kur ajo u ndryshua për t’i hapur rrugën një reforme radikale në drejtësi, ajo parashikoi një mandat të kufizuar për prokurorët e SPAK. Neni 148/d i saj parashikon se prokurorët e SPAK emërohen për një mandat 9 vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Dhe me siguri që hartuesit e reformës kanë patur arsyet e tyre bindëse që e kanë vendosur këtë kufizim. A duhen peshuar argumentat, pro ndërprerjes së mandatit, apo ripërtëritjes së tij? Ndoshta po. Por ama një gjë është e sigurtë. Ashtu si në zgjatjen antikushtetuese të afateve të qëndrimit në detyrë të komisionerëve të vettingut, edhe ky rast i ri, po tregon se Reforma në drejtësi sa herë vihet në provë ka nevojë për arrnime. Si pasojë e tyre, kushtetuta po shndërrohet në leckë, që e ndryshojnë sipas qejfit.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top