PS premtoi 5-0 në qarkun e Tiranës, por po humbet Kavajën dhe Kamzën

Të gjithë drejtuesit e Partisë Socialiste shpreheshin përpara zgjedhjeve për një fitore të thellë në qarkun e Tiranës duke fituar në të 5 bashkitë e tij.

Nga rezultatet e paraprake kur numërimi i votave po shkon drejt fundit shihet se partia në pushtet nuk do ta mbajë dot këtë “premtim”. Në bazë të rezultateve paraprake që vijnë nga KQZ shihet se në Kavajë dhe në Kamëz kryeson PD-ja.

Në Kavajë deri tani janë numëruar 60 nga 95 kuti që janë gjithsej, koalicioni i PD ka marrë 5 774 vota ose 51.99%. Ndërsa PS ka 4 634 vota ose 41.73% të tyre.

Ndërsa në Kamëz janë numëruar 87 kuti nga 133 gjithsej, PD ka marrë 14 512 vota ose 45.11% të tyre. PS ka 13 401 vota ose 41.66%.

PS kryeson në Tiranë ndërsa është shpallur fituese në Rrogozhinë ku ka përfunduar numërimi dhe në Vorë ku votimi u krye në mënyrë elektronike.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top