Provimi i parë i Maturës Shtetërore, 27 mijë maturantë testohen në gjuhën e huaj

Rreth 27 mijë maturantë do të zhvillojnë sot provimin e parë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës së Huaj. Nxënësit duhet të paraqiten në ambientet e shkollës në orën 08:30, ndërsa provimi nis në 10:00 dhe përfundon në 12:30.

Gjatë provimit nxënësit duhet të kenë veshje të rregullt, uniformat e shkollës. Gjatë kohës që zhvillohet provimi ndalohen rreptësisht: telefonat dhe ora smart.

Rregulla gjatë provimit:
Nxënësit duhet të përdorin stilolaps me një ngjyrë dhe kurrë më shumë se një ngjyrë në plotësimin e testit;

Firmosni kur merrni dhe dorëzoni testin;

Kontrolloni testin për pasaktësi ose paqartësi në lexim;

Nuk lejohet largimi para 12:30;

Sjellje korrekte dhe vëmendje gjatë testit.

Provimet, përfshirë Gjuhën e Huaj, Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, Matematikën dhe Provimin me Zgjedhje, do të zhvillohen nga data 3 deri më 24 qershor. Gjuha Shqipe dhe Letërisa do të zhvillohen më 10 qershor, Matematika më 17 qershor, ndërsa Provimi me Zgjedhje më 24 qershor.

Provimi me zgjedhje ofron një gamë të gjerë lëndësh, duke përfshirë: Shkencat e Natyrës: Kimi, Fizikë, Biologji, Shkencat Shoqërore: Histori, Gjeografi, Qytetari dhe Psikologji, Filozofi dhe Sociologji dhe Ekonomia dhe Artet: Ekonomi, Histori Arti, Histori Muzike, Histori Baleti.

Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme janë shpërndarë shumë më herët në të gjitha shkollat, duke i orientuar nxënësit për formatin e provimeve në mënyrë që ata të jenë sa më të përgatitur.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top