Protestuesit demokratë, që kanë bllokuar aksin që lidh kthesën e Kamzës me ish-sheshin Shqiponja lejuan kalimin e një tjetër ambulance. Në pamjet e publikuara nga LSA, duket që turma e protestuesve hapet për t’i liruar rrugën ambulancës. Kujtojmë se në 6 kryqëzime në vend po mbahen të bllokuara nga opozita.