Protetsta/ Studentët e Mjekësisë mbërrijnë para Parlamentit

Studentët e Mjekësisë kanë mbërritur në Parlament dhe vijojnë të bëjnë thirrjet e tyre për arsim cilësor teksa kundërshtojnë vendimin e qeverisë që nuk i lejon të largohen nga vendi.

Studentët kërkojnë tërheqjen e pr/ligjit ose paralajmërojnë bojkot.

“Është vendim antikushtetues, të gjitha janë të shkelura në këtë kontratë. Do të ikim drejt Kuvendit. Është prerje në besë për ne. Duhet të na pyesnin dhe ne. Ne do të vazhdojmë me protestat, do të bojkotojmë vitin akademik. Me pak fjalë nuk do të ketë me mjekë të rinj. Unë do të detyrohem që të qëndrojë 3 vite në Shqipëri. Nuk dua të largohem nga vendi, por jam kundra detyrimit që shteti do të vendosë për mua.”, tha një student për media.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top