Protestuesja qëllon me vezë deputetin e PS, Ramion Kurti

Një protestuese ka qëlluar me vezë deputetin e Partisë Socialste, Ramion Kurti ndërsa po kalonte kordonin e sigurisë për të shkuar në Kuvend, ku dhe po zhvillohet seanca plenare. “Nuk na përfaqësoni, jeni deputetë të shitur”, ka thirrur protestuesja gjatë hedhjes së vezës.

Kaos dhe tension, kështu mund të përshkruhet protesta e cila po zhvillohet pranë Kuvendit. Policia është përplasur me protestuesit dhe ka shoqëruar në komisariat disa prej tyre. Nga ana tjetër, ata kanë çarë kordonin e policisë, por këta të fundi u janë kundërpërgjigjur duke hedhur gaz lotsjëllës ndaj tyre, gjë e cila ka sjellë edhe përkeqësimin shëndetësor të disa protestuesve

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top