Protestuesit tentojnë të thyejnë derën e Kryesisë së Kuvendit

Protesta e sotme në Tiranë është mbyllur pas disa orësh marshimi dhe tensionesh në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Një nga episodet e fundit u regjistrua pranë Kryesisë së Kuvendit, ku disa të rinj, një pjesë e tyre të maskuar, goditën me një shufër hekuri derën e institucionit, duke tentuar ta hapnin. Më herët, në të njëjtën zonë, disa protestues kishin hedhur gurë drejt godinës, çka solli ndërhyrjen e policisë dhe shoqërimin e disa personave.

Tubimi nisi gjatë pasdites përpara Ministrisë së Arsimit, përpara se protestuesit të marshonin në disa prej akseve kryesore të Tiranës dhe të riktheheshin më pas pranë Kryeministrisë dhe institucioneve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë gjithë protestës u dëgjuan thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, por edhe slogane kundër klasës politike. Pas episodeve të tensionit pranë Kryesisë së Kuvendit, protestuesit janë shpërndarë dhe tubimi i sotëm është mbyllur.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top