Protestuesit rikthehen në shesh/ Sot tubimi i 34-të, nesër pritet mobilizim kombëtar

Këtë të premte pritet të zhvillohet protesta e 34-të masive për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. Protesta vjen pas tubimit të ditës së enjte para Kryeministrisë, i cili u organizua vetëm pak orë pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë së shtetit gjatë paradites para Kuvendit. Organizatorët u shprehën se protestat do të vazhdojnë në mënyrë paqësore, ndërsa gjatë tubimit morën fjalën edhe qytetarë që përsëritën thirrjet për vijimin e protestave.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit marshuan drejt Komisariatit nr. 3, ku mbahen një pjesë e personave të arrestuar gjatë përplasjeve të paradites. Me thirrjet “Lironi çunat”, ata qëndruan për disa orë përpara godinës, duke kërkuar lirimin e tyre.

Paradite para Kuvendit, policia përdori gaz lotsjellës, dhunë fizike, spraj piper dhe autobot uji për të shpërndarë protestuesit. 18 protestues u ndaluan.

Protestat kundër qeverisë do të vijojnë edhe këtë të premte me protestën e 34-t radhazi në Tiranë. Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë përsëritur se tubimet do të vazhdojnë deri në plotësimin e kësaj kërkese.

Ndërkohë, ditën e shtunë, më 4 korrik, është paralajmëruar një protestë kombëtare në Tiranë, për të cilën organizatorët presin një pjesëmarrje të lartë nga qytetarë të ardhur nga i gjithë vendi dhe diaspora.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top