Protesta e demokratëve nisi me tensione, të cilat u përshkallëzuan më tej me hedhjen e vazhdueshme të molotovëve.
Protestuesit kanë hedhur molotovë drejt automjeteve të policisë të dislokuar përpara ndërtesës së Bankës së Shqipërisë dhe pranë selisë së Partisë Socialiste.
Më pas policia i ka shpërndarë me presionin e ujit dhe gazin lotsjellës.