Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pas përfundimit të protestës, shfaq momentin që një efektiv polici shtyn me këmbë një molotov drejt protestuesve.
Protestuesi për një moment ka marrë flakë.
Gazment Bardhi po ashtu shkruan se i moshuari është plagosur rëndë, ndërsa hedh akuza drejt ministrit të Brendshëm.
“Ky është momenti ku Policia e Shtetit shtyn molotovët drejt turmës së qytetarëve të pa pajisur me mjete mbrojtëse dhe që plagosi rëndë një qytetar të moshuar pjesëmarrës në protestë.
Ushtari i Ergys Agasit në krye të Ministrisë së Brendshme sajon foto me policë “të dëmtuar”, ndërkohë nuk ka informacion që janë plagosur qytetarë.
E siguroj që si trashëgimtar i familjes së Enver Hoxhës, do të ketë fatin e të parëve të tij! Kriminel”, shkruan Gazment Bardhi.