Protestues të lënduar paraqiten në QSUT, mes tyre deputet, profesorë dhe përfaqësues mediash

Tetë persona janë paraqitur në spitalet universitare të Tiranës për trajtim mjekësor pas protestës së sotme.

Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në QSUT kanë marrë ndihmë mjekësore një deputet, një efektiv policie, dy përfaqësuese e medias dhe katër protestues. Të gjithë janë larguar më pas nga spitali.

Mes personave të lënduar raportohet edhe profesori Lush Susaj, i cili dyshohet se është goditur me fishek gome gjatë përplasjeve. Ai ka pësuar një plagë dhe po merr trajtim mjekësor.

I lënduar raportohet edhe profesori Sazan Guri. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, ai shihet i shtrirë në tokë duke marrë ndihmë. Sipas pretendimeve që shoqërojnë pamjet, edhe Guri është goditur me fishek gome. Gjatë protestës policia ka përdorur gaz lotsjellës, ujë me presion dhe fishekë gome, ndërsa përplasjet janë zhvendosur në disa zona të kryeqytetit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top