Në ditën ndërkombëtare të 1 Majit, e njohur si Dita e Punëtorëve, Unioni i Sindikatave ka organizuar një protestë përpara Ministrisë së Ekonomisë.
“Jeta e punëtorit nuk është kosto biznesi”, “Pagë për të jetuar, jo për të mbijetuar” shkruhet në disa prej pankartave që mbahen nëpër duar nga qytetarët që kanë dalë për të protestuar për të drejtat në punë. Përveç numrit të paktët, vihet re dhe mungesa në masë e të rinjve.
Përveç ngritjes së një ministrie të posaçme pune, qytetarët kërkojnë gjithashtu dhe miratimin e një minimumi jetik dinjitoz