Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila pritet të nisë në orën 10:00. Paralelisht me zhvillimin e saj, qytetarët janë thirrur në protestë para godinës së Parlamentit.
Për shkak të tubimit, forca të shumta policie kanë rrethuar zonën përreth Kuvendit, ndërsa janë marrë masa të shtuara sigurie për mbarëvajtjen e protestës dhe të seancës plenare. Në gatishmëri janë vendosur edhe autobotë me ujë, si pjesë e masave të policisë për menaxhimin e situatës në rast tensionimi. Ndërkohë, deputetët do të zhvillojnë punimet e seancës plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare dhe çështje të tjera të procedurës parlamentare.