Protestë në fshatin Shën Pjetër, banorët kërkojnë ujë të pijshëm

 

Disa banorë të fshatit Shën Pjetër në Durrës kanë protestuar ditën e sotme për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, një problem që ka zgjatur për shumë kohë. Rreth 60 familje të këtij fshati kanë kërkuar vëmendjen e autoriteteve lokale, pasi vazhdojnë të përballen me vështirësi të mëdha për sigurimin e ujit të pijshëm. Banorët thonë se kanë kërkuar ndihmë nga Bashkia e Durrësit, por u është thënë se ata duhet të financojnë vetë punimet për të siguruar ujë të pijshëm.

“Në lagjet tona nuk ka pasur kurrë ujë të pijshëm dhe kjo ka krijuar një situatë të padurueshme për ne. Kërkojmë nga shteti që të furnizohemi me ujë të pijshëm, siç ndodh në zonat e tjera që kanë linja të miratuara dhe të realizuara. Të gjitha zonat e tjera kanë ujë të pijshëm me linjë të mirëfilltë, por ne këtu, në fshatin Shën Pjetër, nuk kemi.

Na janë bërë vetëm premtime boshe, ndërsa investimet janë realizuar në mënyrë të dyshimtë dhe janë shpërndarë për fushata, e jo për të zgjidhur problemet reale të qytetarëve. Ne nuk kemi fare linjë për ujë të pijshëm dhe kjo ka krijuar një situatë të pashpresë për shumë familje. Kërkojmë që të merren masa urgjente, përndryshe jemi të detyruar të bllokojmë aksin kryesor të rrugës dhe të kërkojmë drejtësinë tonë me çdo mënyrë të mundshme,” thanë banorët.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top