Protestë në Fier, blegtorët bllokojnë rrugën Levan-Vlorë

Sot në Levan te Fierit, blektoret e deleve kanë bllokokuar në shenjë proteste rrugën Levan-Vlorë. Blegtorët që mbajnë dele dhe dhie për qumësht po organizojnë protesta në të gjithë vendin. Kujtojmë se një protestë e ngjashme u zhvillua dje në zonën e Gjirokastrës.

Kjo lëvizje është nxitur nga ulja drastike e çmimeve të qumështit nga fabrikat përpunuese, nga 180 lekë të reja për liter në vitin 2023, në vetëm 120 lekë të reja për liter sot.

Kjo ulje çmimi ka sjellë një krizë të thellë financiare për blegtoret, duke i detyruar disa prej tyre të mbyllin bizneset e tyre ose të therin tufat e deleve.

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top