Protestë/ Banorët e Baks-Rrjollit kërkojnë zbardhjen e dosjes së pronave

Banorët e Baks-Rrjollit kanë protestuar këtë të mërkurë para Prokurorisë së Shkodrës, duke kërkuar dhënien fund të zvarritjes njëvjeçare të hetimeve për pronat e tyre. Ata denoncuan publikisht se dosja po mbahet peng në zyrat e akuzës dhe se drejtimi i hetimeve është devijuar qëllimisht përmes ndryshimit të pyetjeve drejtuar ekspertëve topografikë.

Banorët kërkojnë një takim të drejtpërdrejtë me drejtuesit e institucionit, duke paralajmëruar se nuk do të tërhiqen deri në zbardhjen e plotë të çështjes. Situata është tensionuar edhe më shumë pas një incidenti të ndodhur një ditë më parë në Lezhë, ku Gëzim Pjeshka, një nga zërat aktivë të zonës, u shoqërua në polici gjatë një takimi të kryeministrit Rama.

Pjeshka ka rrëfyer për mediat se ndërhyrja e policisë ishte e pajustifikuar, duke e parë këtë si një formë presioni ndaj komunitetit që po kundërshton projektin e resortit turistik në zonën e tyre. Prej tre muajsh, qëndresa e banorëve të Baks-Rrjollit është përqendruar kundër ndërtimit të këtij resorti, të cilin e cilësojnë si një rrëmbim të pronave dhe shkatërrim të mjedisit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top