Ndonëse protestuesit kundër ndërtimeve në Zvërnec po shtohen dita-ditës, kryeministri Edi Rama kryeministri Edi Rama duket i vendosur të vazhdojë promovimin e projektit, duke sjellë si shembull një nga resortet më të njohura turistike të Greqisë.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama vendosi ta krahasojë projektin e planifikuar me Costa Navarino. Ai shtoi se pavarësisht zërave kritikë, peticioneve, paralajmërimeve për dëmtim të natyrës dhe kundërshtimeve nga ambientalistët në Greqi, projekti u realizua dhe konsiderohet një nga destinacionet më prestigjoze turistike në Europë.
Ndërkohë, qytetarët që kundërshtojnë ndërtimet kanë paralajmëruar vazhdimin e mobilizimit me sloganin “Nesër më shumë”, duke njoftuar një tjetër tubim sot në orën 18:00 para Kryeministrisë. Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit, ndërsa qeveria vazhdon të flasë për zhvillim turistik dhe investime strategjike.