Protestat, Hita: Kemi identifikuar 52 protestues me maska

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, bëri të ditur se gjatë dy javëve të fundit Tirana është përballur me akte të dhunshme, si pasojë e të cilave kanë mbetur të lënduar 201 punonjës policie.

Hita theksoi se strukturat policore kanë intensifikuar punën hetimore për identifikimin e personave të përfshirë në veprimet e dhunshme. Sipas tij, deri më tani janë identifikuar 52 persona, të cilët dyshohet se kanë kryer akte dhune, pavarësisht përpjekjeve të tyre për të fshehur identitetin.

Ai shtoi se puna hetimore dhe këqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë vijojnë.

Kryepolici u bëri gjithashtu thirrje prindërve që të tregojnë kujdes dhe të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve të mitur në akte dhune, duke nënvizuar se Policia do të veprojë në përputhje me ligjin.

“Në këto dy javë jemi përballur me akte të dhunshme, 201 punonjës policie kanë ngelur të lënduar dhe të plagosur. Strukturat tona kanë intensifikuar punën për identifikimin e tyre. Janë identifikuar 52 persona për veprime të dhunshme, pavarësisht përpjekjeve për të fshehur identitetin e tyre. Puna hetimore dhe këqyrja e kamerave vijon. Përsëris thirrjen për prindërit: tregoni kujdes dhe mos lejoni fëmijët e mitur të bëhen pjesë e dhunës. Policia do të veprojë në bazë të ligjit. E drejta për të protestuar nuk ndalohet, por dhuna nuk mund të justifikohet”, tha Hita.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top