Protesta e sotme e banorëve të Bërxullës është shoqëruar me tensione. Një prej banorëve që doli në protestë kundër projektit ‘Thumanë-Kashar’, i ka rënë të fikët në mes të rrugës. Ndërkohë në vendngjarje nuk ka ambulancë. Ai po transportohet në spital me një automjet policie.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Banori u fut pa ndjenja në makinën e efektivëve dhe i shoqëruar nga një person tjetër që po merrte pjesë në protestë po dërgohet në spital.
Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata paralajmërojnë bllokimin e rrugës që të çon drejt Rinasit, por kjo tentativë e tyre ka hasur në rezistencën e policisë.