Protesta/ Tentohet të çahet kordoni i Policisë, Blushi prin aksionin me flamur në dorë

Tensione janë regjistruar në protestën që po mbahet te Bashkia e Tiranës, mesditën e kësaj të premte.

Forca të shumta policie kanë blinduar Bashkinë, ndërsa këshilltarët e opozitës insistuan që të futen brenda godinës.

Tedi Blushi ishte ai që tentoi të çajë kordonin policor.

Në videon më poshtë shfaqet momenti kur Blushi tenton të futet në Bashki por është ndaluar nga efektivët.

“Kanë bunkerizuar bashkinë dhe i kanë vendosur zinxhirë derës. Drejtori i Policisë na jep arsyen përse nuk po na lini të hyjmë në godinë e të kryejmë detyrën”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top