Protesta të dhunshme në Holandë kundër emigrantëve

Një protestë kundër emigracionit në Hagë u përshkallëzua në përleshje të dhunshme të shtunën, kur protestuesit u përplasën me policinë dhe autoritetet përdorën gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për t’i shpërndarë.

Mijëra persona dolën në rrugët e distriktit Malieveld për të kërkuar një politikë më të ashpër ndaj emigracionit, por tensionet u përshkallëzuan kur protestuesit nisën të hidhnin shishe dhe gurë, të digjnin makina policie dhe të konfrontoheshin me efektivët, sipas mediave lokale.

Protestuesit marshuan gjithashtu drejt qendrës së Hagës dhe thyen xhamat e zyrës së partisë liberale D66, raportoi transmetuesi publik NOS. Për t’i shpërndarë protestuesit, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji.

Protesta e dhunshme shkaktoi reagime të ashpra nga zyrtarë holandezë si nga e majta ashtu edhe nga e djathta.

Ministri i Drejtësisë, Foort van Oosten, e quajti dhunën ndaj policisë “absolutisht të papranueshme”.

“Demonstrimi është një gjë e shkëlqyer në Holandë, por duart larg nga oficerët tanë!” shkroi van Oosten në rrjetet sociale.

Edhe udhëheqësi i ekstremit të djathtë, Geert Wilders, e dënoi dhunën duke i quajtur protestuesit “idiotë”.

Frans Timmermans, ish-Komisioner Evropian dhe aktualisht lider i aleancës laburistë–të gjelbër, tha se këto janë “metoda në stilin e Trumpit, të ushqyera nga politikanë që mbjellin frikë dhe përçarje”.

“Heshtja nuk është një opsion. Duhet që zëri yt të dëgjohet,” shkroi Timmermans në rrjetet sociale./Politico.eu

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top