Ndërsa ka mbetur më pak se një orë nga nisja e protestës së radhës së opozitës, policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e saj, edhe pse ende nuk janë bërë të qarta skenarët që do të ndiqen.
Edhe xhamia e Namazgjasë është rrethuar me gardh metalik.
Ajo që është e qartë është se ashtu si në protestën e fundit nuk do të ketë fjalime, pasi nuk është ngritur një podium. Ndërkohë gardh metalik është vendosur edhe te Kryeministria dhe Kuvendi.
Ndërsa forca të shtuara policore dhe zjarrfikëse janë në gatishmëri.
Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa të shumta për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Rreth 1500 efektivë janë angazhuar në terren, në një plan masash që mbetet pothuajse i njëjtë me ai i protestave të mëparshme.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat dhe të shmangin çdo incident gjatë tubimit.